Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Durango, Meksikë, vetëm pak minuta pas ngritjes.

Guvernatori i shtetit José Rosas Aispuro tha se nuk kishte viktima në mesin e 101 anëtarëve në bord, edhe pse rreth 85 persona u plagosën.

Sipas BBC, shumica e pasagjerëve arritën të largoheshin para se zjarri të shpërthente.

Emrat dhe kombësitë e personave në bord nuk janë identifikuar ende.

Fluturimi Aeroméxico AM2431 po fluturonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Guadalupe Victoria për në Mexico City.

Autoritetet thanë 37 persona u shtruan në spital, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore, Andres Conesa, tha se njëri nga pilotët kishte pësuar lëndime.

“Kapiteni i fluturimit po operohet. Ai është jashtë rrezikut për jetën”

, tha ai.

Operatori i aeroportit, Grupo Aeroportuario Centro Norte, tha se sipas të dhënave, shkak ishte bërë moti i keq dhe se avioni ishte nisur gjatë një stuhie të madhe para se të detyrohej të bënte një ulje emergjente./tvklan.al