Një avion me 80 persona në bord është rrëzuar në Aeroportin ndërkombëtar të Torontos, duke lënë të dëmtuar 8 persona.
Avioni u përball me erëra të forta çfarë shkaktoi dhe rënien e tij në pistë.




Mediat vendase thanë se 3 prej 8 personave që u plagosën nga ky aksident, janë në gjendje kritike për jetën. Një prej tyre rezulton të jetë fëmijë.
Një prej pjesëtarëve të ekuipazhit, postoi një video ku tregon momentin e rrëzimit të avionit duke shkruar: “Aeroplani ynë u rrëzua. Është me kokë poshtë. Shumica e njerëzve duket se janë mirë. Të gjithë po zbresim”.
Breaking: Delta flight 4819, operated by regional subsidiary has been involved in an accident at Toronto Pearson Airport. The aircraft, a CRJ-900 (N932XJ), is pictured here – shockingly – upside down. Emergency response is underway, airport is closed. pic.twitter.com/5qoVTBIfuN
— Alex Macheras (@AlexInAir) February 17, 2025
Autoritetet në vend njoftuan se të gjithë personat u evakuuan, ndërsa bordi i sigurisë njoftoi se do të ndjekë një hetim për këtë incident.
Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, u shpreh i lehtësuar kur mësoi se nga ky incident nuk pati viktima, duke shtuar gjithashtu se autoritetet lokale treguan gatishmëri për të ofruar ndihmë. /tvklan.al