Një avion i vogël është përplasur me një ndërtesë në Milano jo shumë larg stacionit të metrosë duke shkaktuar edhe zjarr. Sipas raportimeve deri tani flitet se tetë persona kanë qenë në bordin e avionit.

Alarmi në Areu (Agjensinë Rajonale të Emergjencave në Lombardi) ka mbërritur rreth orës 13:00 dhe menjëherë kanë shkuar në vendngjarje policë dhe zjarrfikës.

Ndërtesa ku është përplasur avioni ishte duke u rikonstruktuar dhe për këtë arsye asnjë person nuk ka qenë brenda godinës. Avioni ishte nisur nga Milano në drejtim të ishullit të Sardenjës. /tvklan.al