Një biznesmen amerikan, gruaja dhe djali i tyre kanë vdekur në një aksident ajror të shtunën në Detroid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viktimat janë David S. Compo, Michele dhe djali Dawson.

David Compo, i cili zotëronte avionin, ishte edhe pilot me përvojë. Aeroplani i vogël, prodhim i vitit 1964, u rrëzua gjysmë milje larg aeroportit të vendit.

Avioni u rrëzua mbi një shtëpi, brenda të cilës ndodheshin 5 anëtarë të një familje. Këta të fundit për fat të mirë mundën të dilnin dhe nuk kanë pësuar lëndime. Kurse shtëpia u përfshi nga flakët dhe ka pësuar dëmtime në të dy katet.

Një dëshmitar i tha policisë se kishte parë aeroplanin që të fluturonte në lartësi të ulët dhe nxirrte tym të bardhë. Nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit, megjithatë autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. /tvklan.al