Financat: Nuk garantojmë asgjë, risqet e investimit janë të kompanisë

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili riktheu për rishqyrtim projektligjin për ndryshimin e kontratës mes shtetit shqiptar dhe Aeroportit të Tiranës.

Pala e qeverisë nuk pranoi argumentimet e ekspertëve të presidencës se ka favorizime të kompanisë shqiptare që bleu aksionet e Aeroportit të Rinasit disa ditë përpara ndryshimit të kontratës, duke e zgjatur koncesionin me 13 vjet.

Në të kundërt, për Ministrinë e Financave, investimet në vlerë 100 milion euro për zgjerimin e pistës, ndërtimin e terminalit dhe shtimin e sigurisë, kanë një risk për koncesionarin sidomos në periudhën kur kërkesa për të udhëtuar është në rënie.

“Nuk ka efekte financiare për buxhetin e shtetit, si rrjedhojë e këtij ndryshimi, rriten investimet dhe akomodohen pasagjerët dhe nuk e impakton buxhetin e shtetit. Kompania merr përsipër riskun e kërkesës.” min 42 nga fundi

Edhe Komisioni i Ekonomisë nuk pranoi termin e përdorur nga ana e presidentit për korrupsion ligjor, referuar procedurës së shpejtë të miratimit të kontratës së re, duke i kujtuar se Kuvendi është institucion kushtetues.

Kompania e re që ka blerë aksionet nga shoqëria kineze që kishte menaxhimin e aeroportit të Rinasit është Kastrati Group, një transaksion që u shit me vlerë 71 milion euro. Në këmbim të zgjatjes së kontratës, firma pranoi të ulë me 2.5 euro tarifën e pasagjerit dhe të liberalizojë shërbimet, duke sjellë tarifa dhe çmime biletash më të lira.

Tv Klan