Miratohet edhe kredia për ndërtimin e Lungomares në aksin Vlore-Orikum

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin mbrapsht të ndryshimeve të bëra në ligjin e sektorit minerar.

Ligji ofron lehtësi në trajtimin e kompanive që punojnë në këtë fushë sa i takon pagesës së rentës minerare, për shkak të goditjes që ato morën nga pandemia, ndërsa institucioni i presidentit kërkoi që kjo nisëm të shqyrtohej nga parlamenti i ri ndërsa e konsideronte ligjin si favorizues të industrive të veçanta.

Por deputetët u shprehën se kanë legjitimitet në këtë fushë e se nisma ka ardhur në frymën e lehtësimit të kostove të biznesi.

Njëkohësisht me këtë dekret, komisioni miratoi dhe marrëveshjen me Fondin Saudit për marrjen e huas me vlerë 30 milion dollarë për zgjatimin e Lungomares në rrugën Vlorë –Orikum, kredi për të cilën presidenti Meta refuzoi të jepte autorizim për disbursim me procedurë të përshpejtuar.

Tv Klan