Rrëzohet helikopteri, 5 të vdekur dhe 12 të mbijetuar

Rrëzohet helikopteri, 5 të vdekur dhe 12 të mbijetuar

19:16 13/08/2018

Një helikopter është rrëzuar në malet e Taxhikistanit duke u marrë jetën 3 alpinistëve dhe 2 pilotëve.

Aksidentit i mbijetuan 12 alpinistë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Helikopteri i prodhimit rus, Mi-8, u rrëzua të dielën në malin Ismoili Somoni, rreth 300 km në lindje të kryeqytetit taxhik, Dushanbe.

Mali Ismoili Somoni (7 495 metra) është më i larti në Taxhikistan dhe një destinacion i preferuar i turistëve, i cili njihet ndryshe edhe si “çatia e botës”. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo