Rrëzohet helikopteri, asnjë i mbijetuar

Rrëzohet helikopteri, asnjë i mbijetuar

22:30 30/04/2019

Një helikopter turistik u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në një zonë të banuar në Hawaii, duke i marrë jetën të 3 personave që ndodheshin në bord.

Aksidenti ndodhi në Kailua, një destinacion turistik që ndodhet rreth 19 kilometra jashtë Honolulu. Ky është helikopteri i dytë turistik që aksidentohet në Hawaii këtë muaj.

Sipas asaj që shkruan BBC, dëshmitarë thanë se e kishin parë mjetin të rrotullohej jashtë kontrolli përpara se të përplasej e të shpërthente në flakë.

Identitetet e viktimave të aksidentit, pilotit dhe dy pasagjerëve nuk dihen ende. Për ngjarjen autoritetet kanë nisur hetimet. Shkaqet mbeten të paqarta dhe pritet që të përcaktohen nga hetuesit.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT