Një helikopter rus me pesë persona në bord është rrëzuar në Siri.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se helikopteri mbante furnizimet humanitare për në Aleppo.

Helikopteri ishte duke u rikthyer në bazën ajrore ruse të Khmeimimit dhe mësohet se është qëlluar me armë zjarri brenda territorit sirian.

“Më 1 gusht, një helikopter transporti Mi-8 është qëlluar në provincën e Idlib, pas dërgimit të ndihmave humanitare në qytetin e Aleppo. Tre anëtarët e ekuipazhit dhe dy oficerë nga Qendra Ruse e Pajtimit në Siri ishin në bord,”

tha ministria në një deklaratë.

Ministria ruse megjithatë nuk i ka bërë ende të ditura identitetet e personave në bord.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë edhe rrënojat e helikopterit të transportit.

Në korrik, ISIS rrëzoi një helikopter ushtarak pranë Palmirës, duke vrarë dy pilotët./tvklan.al