Katër persona humbën jetën dhe një tjetër është plagosur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Stamboll të Turqisë. Helikopteri po kryente stërvitje kur u rrëzua një zonë të populluar të Stambollit mëngjesin e sotëm.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e emergjencës dhe ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e rrëzimit. Helikopteri ushtarak UH-1 u rrëzua ndërmjet dy ndërtesave të banuara, duke shpërndarë kështu mbetjet në rrugët përreth. Viktimat dhe i plagosuri janë të gjithë ushtarakë që ndodheshin në bordin e helikopterit, ndërsa asnjë civil tjetër nuk ka pësuar lëndime.

Sipas gazetës Hurriyet, ky është helikopteri i pestë që rrëzohet në Stamboll në 20 vitet e fundit.

Në Mars 2017, shtatë persona humbën jetën kur një helikopter u përplas me një kullë në periferi të qytetit.

Në Korrik 2016, 7 persona të tjerë vdiqën dhe 8 të tjerë u plagosën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në verilindje të vendit.

/tvklan.al