Në Konferencën e Kryetarëve të zhvilluar këtë të mërkurë ka pasur debate lidhur me interpelancën e kërkuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat me Kryeministrin për çështjen Becchetti.

Pavarësisht se Ina Zhupa, e vetmja përfaqësuese e opozitës në mbledhje, këmbënguli që interpelanca të mbahet këtë të enjte, kërkesa nuk është miratuar.

Ndërkohe është rrëzuar dhe kërkesa e deputetit Enkeled Alibeaj për një komision të posaçëm Pakti i Fëmijëve, iniciativë e nxitur nga vrasja e 14-vjeçarit në shkollën ‘Fan Noli’.

Kryeparlamentarja ka vendosur në dijeni konferencën lidhur me propozimin e saj për të emërtuar dy salla të Kuvendit me emrat e deputetëve të ndjerë, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Tv Klan