Byroja Parlamentare rrëzoi kërkesën e opozitës për përjashtimin e Kryeministrit Rama për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, me pretendimin se në seancën plenare të 9 Qershorit përdori gjuhë fyese ndaj opozitës.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike thanë pas mbledhjes se mazhoranca përdori një standard tjetër në rastin e Kryeministrit Rama, krahasuar me dënimin e dhënë për ish – Kryeministrin Berisha.

Gjatë punimeve të seancës së 9 Qershorit, gjatë fjalës së tij, Kryeministri iu drejtua opozitës me fjalën “tufë”. Kjo solli irritim të deputetëve të opozitës dhe ndërprerje 2 herë të seancës. Vetë kreu i qeverisë deklaroi se nuk e përdori termin me konotacion fyes ndaj përfaqësuesve të opozitës në sallën e parlamentit.

Tv Klan