Një 50-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin Dedaj të Pukës.

50-vjeçari me iniciale L.M., duke drejtuar motorçikletën në rrugën e fshatit, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Për pasojë humbi jetën. Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al