Një i ri është mbytur këtë të diel rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës.

Policia bën me dije se 33- vjeçari me inicialet B.M., banues në Tiranë, ishte duke bërë xhiro në det me motor ujë kur është rrëzuar dhe është mbytur.

Edhe pse ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al