Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Partisë Bashkimi Demokrat për të çregjistruar nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Partinë Bindja Demokratike. Ankimimi u bë pak ditë më parë me argumentin se vendimi i KQZ-së ishte marrë pa u regjistruar më parë ky subjekt politik në gjykatë.

Vendimi i togave të zeza nuk kaloi pa komentin e koordinatorit të Bindjes, Astrit Patozi duke e cilësuar atë si fitoren e pare të partisë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Patozi shkuan se tashmë Bindja Demokratike është e fokusuar tek gara elektorale e 30 Qershorit, teksa shpreh keqardhje për ata që u përpoqën të pengojnë këtë projekt të ri politik.

Tv Klan