Projektligji për statusin e minatorit është rrëzuar edhe nga deputetët e Komisionint parlamentar për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Nisma është e këtij projektligji është e deputetit të LSI-së Përparim Spahiu.

Sipas projektligjit ajo synon te zbusë pabarazinë për shtresën e minatorëve, të rrisë pagën minimale për këtë kategori dhe të ulë vite e daljes në pension.

Për pagat parashikohet që në asnjë rast, ato s’mund të jetë më pak se 200 për qind e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërsa sa i takon pensionit, ky të jetë jo më pak se 131 për qind e pagës minimale zyrtare.

Po ashtu në  projekt ligj parashikohet edhe përfitimi i kontrolleve mjekësore falas për minatorët  2 herë ne vit në institucionet shtetërore apo private dhe në rast  sëmundjesh që vërtetohet se vijnë direkt ose indirekt nga puna në nëntokë, përfituesit e statusit të Minatorit të kryejnë kurim falas në institucionet publike apo private .

Në Shqipëri numërohen afro 21 mijë persona që punojnë në miniera.

Qeveria e ka hedhur poshtë nismën e deputetit të LSI Përparim Spahiu, me argumentin se do të hartojë vetë një projektligj më të detajuar për minatorët.

Klan Plus