Parlamenti i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit. Në mocionin e mosbesimit të thirrur nga LDK-ja, Qeveria Kurti u rrëzua me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Albin Kurti dhe kabineti qeveritar i udhëhequr prej tij drejtuan Kosovën vetëm për 51 ditë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, partia në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, thërriti mocion mosbesimi në Parlament, pasi Kryeministri Albin Kurti disa ditë më parë shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm Agim Veliu, i cili është nga radhët e LDK-së.

Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e konsideroi këtë vendim të Kurtit si shkelje të marrëveshjes së koalicionit.

Por, kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani e cila është nga radhët e LDK-së, kundërshtoi linjën e partisë së saj, dhe votoi kundër rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

/tvklan.al