Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë tentativën për grabitje të aksioneres së Digitalb, Vjollca Hoxha, e cila së fundi është bërë edhe bashkëaksionere me kompaninë e pronarëve të inceneratorëve.

Vjollca Hoxha, nëpërmjet formave nga më të ndryshmet, tentoi që të shantazhonte edhe gjyqtarët, si në rastin e djeshëm, me gjyqtarin Flamur Kapllani.

Ky është i njëjti gjyqtar që në një çështje tjetër ka dhënë vendim pro saj, por u sulmua barbarisht për të trembur trupën gjykuese, por Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi janë ndalur në tentativën e tyre për të grabitur aksionet në Digitalb.

Pasi refuzoi të respektojë kontratën e nënshkruar 10 vjet me parë për shkëmbimin e 50% të aksioneve të Supersport me 16% të aksioneve të Digitalb, edhe pse e firmosur nga Vjollca Hoxha me dorën e saj para noterit publik, edhe pse u kishte paguar qera për 10 vjet me radhë, ditën kur duhet të bënte trasferimin e aksioneve të saj, u tha aksionerëve të rinj që nuk ua jep, edhe pse aksionet e Supersport ua ka marrë dhe i gëzon prej 10 vjetësh.

Pasi dështoi t’i bllokonte në QKP, iu drejtua gjykatës për t’ua bllokuar këto aksione aksionerëve të rinj, por dhe sot gjykata ia ka rrëzuar kerkesën si të pa bazuar në fakte, prova e ligj.

CNA.al prej ditësh ka publikuar të vërteta të dhimbshme për Vjollca Hoxhën, e cila është një personazh publik e përfshirë në qindra gjyqe dhe përplasje për shkak se me kontrollin e Top Channel dhe disa mediave online kërkojnë të ushtrojnë presion të jashtëligjshëm, ashtu siç bëri me disa gjyqtarë.

Por mesa duket intrigat e Blushit, pazaret me kompaninë e inceneratorëve dhe pallavrat që shkruajnë online mediat e kontrolluara prej saj nuk trembën askënd dhe tregojnë se beteja për të vërtetën do të ndalë çdo pasion të saj dhe të Ben Blushit për të grabitur çfarë të mundin dhe si të mundin në ortakëri dhe biznese./ CNA.al