Pak orë pas konfliktit në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan ku një 41-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u rrëzua nga shkallët gjatë sherrit, policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar. Ai është 24-vjeçari me iniciale B.K., i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

I riu shtyu nga shkallët 41-vjeçarin A.Q. duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar ishte larguar nga vendngjarja por u kap brenda pak orësh nga uniformat blu. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit. /tvklan.al