Rreth orës 04:30, në hyrje të qytetit të Bulqizës, nga persona të paidentifikuar është goditur me grushta për motive të dobëta shtetasi N. U., 57 vjeç, që ishte roje në një pikë karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e rregjistrimit të kamerës së sigurisë dhe janë larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave./tvklan.al