Tregtarët nuk pranojnë të flasin për arsyen, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

Përveç vështirësive nga pandemia, fermerët në Divjakë po i blejnë plehrat kimike me çmim më të lartë se vitet e tjera. Disa prej tyre thonë se kanë dalë nga pikat e shitjes së pesticideve pa i blerë.

“Ngaqë ishin shtrenjtë nuk bleva fare. Çmimet janë rritur shumë. Nga 36 mijë lekë të vjetra, sivjet ka shkuar 46 mijë lekë”, shprehen disa qytetarë.

Fermerët thonë se tregtarët nuk u japin as fatura për blerjet.

“Asnjëherë s’kam marrë dhe as nuk do ta marr se nuk ta jep njeri”, thotë një fermer.

Ata ankohen gjithashtu edhe për cilësinë e plehrave kimikë.

“Edhe kur vjen puna nuk jep efektin sepse nuk tretet, është gurë”, thotë një tjetër.

Në pikat e tregtimit me shumicë askush nuk pranon të flasë për arsyen e rritjes së çmimeve.

Shitësit në dyqane i’a kalojnë fajin tregtarëve të shumicës.

Disa javë më parë edhe Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet ndaj disa ndërmarrjeve të cilat janë bërë bashkë duke rritur çmimet e plehrave kimikë ç’ka shton kostot për fermerët.

Klan News