Në mënyrë të beftë dhe pa lajmëruar kompanitë e sigurimeve, kanë rritur të mërkurën çmimin për siguracionet e të gjitha llojeve të automjeteve në vend.

Rritja e çmimit për autoveturat është afro 15-20 % më shumë se çmimi i vjetër, në varësi të llojit të automjetit dhe vitit të prodhimit. E thënë ndryshe qytetarët nga e mërkura e pas, do të nxjerrin nga xhepat e tyre afro 3 000 mijë lekë më shumë për këtë shërbim.

Një drejtues automjeti, ka paguar për siguracionin e makinës së vitit të prodhimit 2004 me fuqi motorike 1399, 18312 mijë lekë. Ndërsa vitin e kaluar, i njëjti ka paguar 15230, pra afro 3000 lekë më pak.

Të kontaktuar nga Tv Klan, kompanitë e sigurimeve thonë se rritja e çmimit është bërë për shkak të aksidenteve të shumta në vend dhe primit të rriskut.

Çmimi i vjetër sipas kompanive nuk përballonte dëmet  nga aksidentet. Tjetër shkak sipas kompanive është edhe rritja që u bë me 7 % nga Janari 2016, për taksën mbi primet e sigurimeve nga 3% në 10% .

Sipas të dhënave nga kompanitë e sigurimeve, më shumë rritje të çmimit për siguracionet e makinave ka patur për furgonat, kamionet dhe autobusët, ndërsa më pak për motorçikletat.

Tv Klan