Vetëm disa ditë përpara festave të fundvitit tregtarët janë tunduar përpara fitimeve më të majme duke rritur në disa raste çmimet. Konsumatorët mbeten të mësuar me ritualin e jashtëzakonshëm të festave për shqiptarët ndërsa tregtarët kur i pyet përse i rrisin çmimet të japin disa lloj variantesh të paqarta.

Gazetarja: Në krahasim me një vit më parë, si është çmimi?

“I shtrenjtë është, shumë i shtrenjtë.”

Gazetarja: Pse ka ndodhur ky shtrenjtim?

“Se nuk ka gjela, vjet kishte më shumë.”

Gazetarja: A parashikohet që të rritet, sepse në fund të vitit ne jemi mësuar gjithmonë që t’i kemi çmimet pak më të larta?

“Po edhe mund të rritet.”

“ Mos kini merak se nuk ka rritje çmimesh. Këto çmime që kemi, këto do të mbajmë.”

Gazetarja: A ka paur ndonjë rritje ditët e fundit të çmimeve?

“Ka pasur shumë rritje.”

Gazetarja: kush e ka shkaktuar?

“Dogana. Janë ngritur tatimet.”

Skonto sepse ka festa, mbetet një traditë e huaj.

“Janë ngritur shumë bile. Çfarë të bëjmë neve, ku të marrim, ja, dalim në pazar nuk marrim dot asnjë gjë se është shumë shtrenjtë. Shiko si thotë ai 6 000 lek kilja, nuk e marr unë. Kështu është, çfarë të bëj.”

“Si në të gjithë botën, edhe te ne duhet të ulen.”

Gazetarja: Ju konstatuat ndonjë rritje?

“Jo, se më duket normale, si çdo ditë tjetër.”

“ Unë po atë rrogë, po atë pension marr.”

Nga vëzhgimet në disa nga tregjet e kryeqytetit vërehet një tendencë e lehtë e ditëve të fundit për rritjen e çmimeve për disa artikuj si, frutaperimet dhe mishi. Tregtarët presin që çmimet të pësojnë rritje edhe në ditët e ardhshme në ndjekje të traditës unikale shqiptare për të fituar sa më shumë meqë ka rritje të kërkesës për të blerë në prag të festave.

“Ditët e fundit rritet çmimi. Dihej ajo punë. Rritet se do ta marrin, s’ka ku të shkojë, do ta marrin pulën.” /tvklan.al