Sikurse çdo vit, ditët e fundit të vitit shënojnë rritjen më të madhe të çmimeve. Kjo ndodh edhe për artikujt e importuar, por sidomos tek ata të përdorimit të përditshëm, si ushqimet, mishi, frutat dhe perimet.

Më të fituarit për këto raste janë tregtarët të cilët në këtë periudhë arrijnë shitjet dhe fitimet më të larta. Tavolina e Vitit të Ri kërkon shumë dhe çdo qytetarë sido që të jetë nga gjendja ekonomike do të vazhdojë të blejë.

Janë rritur deri në 40% të gjitha çmimet e ushqimeve. Kështu 1 kg mollë nga 100 lekë ka arritur deri në 140 lekë të reja. Këtë rritje e kanë pësuar edhe të gjitha frutat.

Çmimi i gjelit të detit varjon nga 3800-5000 lekë dhe deri në 38 mijë lekë të reja. Për shumë familje gjeli i detit vazhdon të mbetet një luks.

Qytetari 1: Tregtarët duhet t’i ulin pak çmimet, siç e bën gjithë bota. Megjithatë mirë është.

Qytetari 2: Ne pensionistët nuk marrim dot asgjë me këto çmime.

Qytetari 3: Kuptohet si për çdo fundvit i rrisin çmimet.

Qytetari 4: Çmimet janë të larta. Sipas specialistëve të tregut, kjo rritje në prag të festave, vjen si pasojë e ligjit të kërkesës dhe ofertës që ekziston në ekonominë e tregut./tvklan.al