SHBA me numrin më të madh të viktimave ditore

Vijon trendi ritës i infektimeve ditore në shumë vende të botës. Pas një qetësimi të situatës përgjatë javëve të para të Shkurtit, shifrat e infektimeve kanë nisur të rriten sërish në Europë.

Situata më e vështirë paraqitet në Francë e cila mbetet momentalisht vatra më e nxehtë e përhapjes së virusit me mbi 25 mijë raste të reja ditore.

Rritje kanë pësuar sërish infektimet edhe në Itali ku u shënuan mbi 20 mijë raste të reja. Ndërkohë që Gjermania dhe Britania e Madhe kanë ruajtur një lloj qendrueshmërie me afro 9 mijë raste të reja secila, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetët e humbura, pasi të dyja këto vende raportuan një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. 

Ndërkohë që numrin më të madh të infektimeve të reja në rang global edhe për këtë 24-orësh e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas tyre vjen Brazili.

Këto dy vende kanë gjithashtu edhe numrin më të lartë të viktimave ditore. Autoritetet amerikane raportuan për mbi 2,200 viktima, ndërsa Brazili afro 1,300 jetë të humbura.

Tv Klan