42 raste të reja në 24 orët e fundit

Janë rritur ndjeshëm shifrat e infektimeve me Covid në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga rreth 3 mijë testime të kryera janë konfirmuar si mbartës të virusit 42 qytetarë, shifra më e lartë kjo që prej disa javësh.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore konfirmuan se janë shëruar 16 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive ka shkuar në 195.

Fatmirësisht edhe për këtë 24 orësh nuk janë raportuar humbje jete për shkak të Covid-19.

Tv Klan