Rriten infektimet me Covid në Maqedoninë e Veriut


Rriten infektimet me Covid në Maqedoninë e Veriut

23:30 03/08/2021

Vijojnë të rritet numri i infektimeve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk përjashtohen masat për të pavaksinuarit.” Numri i rasteve të reja me Covid – 19 në  Maqedoninë e Veriut po shënon rritje të vazhdueshme. 

Shkupi dhe Tetova aktualisht ka më së shumti raste aktive me Covid-19, në Tetova ka 177 pacientë aktivë ndërsa 184 në Shkup. Pas Shkupit dhe Tetovës, numër i lartë i personave të infektuar është në Kumanovë 67 dhe Gostivar 47. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe kjo rritje është për shkak të udhëtimeve të shpeshtuara dhe pushimeve vjetore, ai njoftoi se sistemi shëndetësorë është i gatshëm të ballafaqohet me valën e re.

“Sistemi është plotësisht i gatshëm të ballafaqohet me valën e re eventuale, por të gjithë duhet ta dimë se nuk mundemi të jetojmë me restriksione. Duhet të gjithë të vaksinohemi që të kthehet funksionimi normal i të gjitha proceseve jetësore, i subjekteve ekonomike, objekteve hotelerike, i vendeve për tubime masive.”

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe me vaksinën që vendi ka në dispozicion dhe me të cilën mund të mbrohemi, kemi mundësi t’i shmangim masat restriktive që ishin në fuqi vitin e kaluar.Ndërkaq, Deri më tani, me dozën e parë janë vaksinuar 514.021 qytetarë, ndërsa 390.562 janë rivaksinuar. Vaksinimi bëhet pa termin në poliklinikat në të gjithë vendin, kurse zhvillohet edhe vaksinimi në terren në fshatra dhe vendbanime më të vogla.

Klan Macedonia






Të ngjashme