Gjergji: Mes të dyshuarve dhe gjimnazist

Vala e dytë e pandemisë së koronavisurit në vendin tonë ka vënë në target të rinjtë. Në pikat e testimeve, mjekët thonë se grupmoshat aktive dhe adoleshentët zënë peshën më të madhe gjatë ditës.

“Kemi rritje të rasteve tek grupmosha aktive. Tek 20-30 vjeçarët nëse me përpara ishin 50, 60 dhe 70 vjeç tani shumica janë të rinjtë madje dhe gjimnazist”.

Rritja e rasteve pozitive me Covid ka çuar edhe në rritjen e kërkesave për t’u testuar.

“Rritja e rasteve pozitive ka çuar në rritje të kërkesës për testime, kemi më shumë se ditën e shkuar mesatarisht në dite bëhen 60 testime”.

Ndryshe nga sa u pa në fillim të pandemisë, ku moshat e reja ishin asimptomatik në shumicën e rasteve, në këtë valë të dytë të Covid, moshat e reja po preken nga forma të rënda të sëmundjes. Në tre spitalet Covid ka të shtruar dhe në gjendje të rëndë persona të grupmoshës 30-35 vjeç, të cilat nuk vuajnë nga asnjë sëmundje shoqëruese.

Tv Klan