Ekspertët: Duhet trajtim shëndetësor dhe trajnim i familjarëve

Krimet me autorë personat me probleme të shëndetit mendor janë shtuar ndjeshëm në Qarkun e Durrësit, teksa vetëm brenda një muaji dy qytetarë mbetën viktimë e sulmit prej tyre.

Në Durrës një person i njohur për probleme të shëndetit mendor vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, ndërsa në Kavajë djali rrahu për vdekje të ëmën.

Në Shijak, një tjetër mori peng të atin. Por çfarë i nxit këta persona të kryejnë vepra aq të rënda?

“Përjetimi i haluçinacioneve dhe i referohem kryesisht skizofrenisë. Pra kryesisht pamori, duket sikur të tjerët i shohin apo janë duke i ndjekur, si dhe deluzionet persekutuese i bëjnë ata që në një moment të caktuar të ndjejnë që e gjithë shoqëria është kundër tyre”, tha Adisa Teliti, eksperte e shëndetit mendor.

Ekspertja Adisa Teliti sugjeron se trajtimi dhe ndihma e duhur ndaj personave me probleme të shëndetit mendor, por edhe trajnimi i familjarëve dhe komunitetit për t’u përballur me këto situata janë thelbësore për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Nga të gjitha studimet ka rezultuar se, kryesisht individët që kanë kryer vrasje kanë qenë në momentin që mund ta kenë ndërprerë trajtimin”, tha ekspertja.

Për këtë nevojiten qendra të specializuara.

“Këto duhet të shtrihen në të gjitha qytetet në mënyrë që secili qytet të mund të menaxhojë rastet”, tha ekspertja.

Përveç rrezikut në rritje për komunitetin, vetëvrasjet nga persona me probleme të shëndetit mendor po shfaqin një trend alarmant. Vetëm në Durrës, 40 persona u vetëvranë gjatë vitit të shkuar, ndërsa për tre vite 133 persona tentuan të vrasin veten.

Tv Klan