Të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje të konsiderueshme të transfertave hyrëse nga jashtë vendit në llogari të individëve, por edhe bizneseve. Vetëm për vitin që lamë pas përllogariten 5,752,332.48 mln lekë, me një pritje prej 41% krahasuar me një vit më parë.

Rritja është mjaft e lartë si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve. Rritja shumë e lartë e numrit të transfertave hyrëse në vitet e fundit duket se reflekton në një masë të madhe zhvillimin e sektorit të turizmit e në përgjithësi sektorit të shërbimeve.

Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Për 9 mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 677 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të Euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu sipas Bankës së Shqipërisë shërbeu si faktor për të nxitur rritjen e remitancave, si nevojë e nxitjes së konsumit.

Tv Klan