88 mijë raste të reja dhe 483 humbje jete në SHBA

Kanë kaluar në mbi 660 mijë infektimet ditore në mbarë globin, duke konfirmuar kështu për të tretën ditë më radhë tendencën rritëse të rasteve të reja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë shifrën më të lartë të infektimeve, me mbi 88 mijë raste, ndërsa në rritje të ndjeshme janë dhe fatalitetet. Situata paraqitet problematike edhe në spitale, pasi është rritur numri i të hospitalizuarve.

Edhe të gjitha shtetet europiane i janë përgjigjur këtij trendi rritës, pasi në 24 orët e fundit raportojnë shtim të rasteve të reja dhe të humbjeve së jetëve.

Franca mban vendin e parë tashmë në kontinent me afro 28 mijë raste dhe pas saj vijnë Britania e Madhe dhe Spanja me nga 27 mijë infektime.

Për herë të parë pas disa javësh edhe Italia ka kaluar shifrën e 5 mijë infektimeve ditore. Jashtë këtij trendi nuk është as Gjermania, e cila ka raportuar mbi 3 mijë raste, shifra më e lartë kjo prej disa javësh.

Në Azi, Indonezia dhe India paraqesin situatë më problematike, jo vetëm sa i përket përhapjes së virusit, por edhe fataliteteve. Indonezia raportoi afro 48 mijë infektime dhe mbi 1800 humbje jete, ndërsa India 43 mije raste te reja dhe 640 vdekje.

Në Amerikën Latine, Brazili, Argjentina dhe Kolumbia vijojnë të ketë përhapjen më të madhe të virusit dhe të humbjes së jetëve.

Tv Klan