Rriten ndjeshëm infektimet me Covid në Kosovë


Rriten ndjeshëm infektimet me Covid në Kosovë

15:30 28/07/2021

Shënohen 58 raste të reja në 24 orë

Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme të infektimeve ditore të koronavirusit.

Këtë të mërkurë autoritetet shëndetësore në Prishtinë bën të ditur se nga afro 3700 mostra të marra kanë rezultuar 58 raste me Covid, nga 42 raste që u konfirmuan një ditë më parë.

Por fatmirësisht përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar tre pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 250.

Tv Klan







Të ngjashme