Infektohet edhe kreu i deputetëve të LDK-së

Edhe Kosova ka shënuar një numër të lartë të infektimeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

96 janë raste të reja duke e çuar në 2 mijë e 590 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive.

Nga ky numër, 1 mijë e 394 janë shëruar, kurse 48 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Me koronavirus u konfirmua edhe kreu i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Tv Klan