Tre viktima të tjera, 96 pacientë në spital

Kjo e martë shënoi një rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus në vendin tonë.

1 mijë e 54 raste të reja janë identifikuar pas kryerjes së 7256 testimeve. Numrin më të madh të rasteve të reja vijon ta mbajë Tirana me 303 të tillë e ndjekur nga Shkodra me 157 raste dhe më pas vijnë Durrësi, Vlora, Lezha dhe Kavaja, por infektimet janë të shpërndara në të gjithë vendin. Sipas shifrave zyrtare aktualisht numërohen mbi 10 mijë raste aktive.

Të larta mbeten edhe shifrat e pacientëve në Spitalin Covid 1 ku po marrin trajtim 96 pacientë. Rritje ka pësuar numri i të shtruarve në gjendje të rënduar ku 18 prej tyre janë në terapi intensive.

24 orët e fundit shënuan 3 viktima të tjera si pasojë e infektimit me koronavirusin. Ata janë një 78-vjeçare nga Kavaja, një 79-vjeçare nga Tirana dhe një 87-vjeçare nga Vlora.

Shkon kështu në 2498 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për 469 të shëruar në 24 orët e fundit duke bërë që të shkojë në mbi 133 mijë numri i atyre që e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Tv Klan