Regjistrohen 100 raste në 24 orët e fundit

Kosova po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve me Covid. Në raportin e fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 2849 testime të kryera janë konfirmuar si mbartës të virusit 100 persona.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 3 qytetarë, ndërsa numri I rasteve aktive ka mbërritur në 539.

Më herët gjatë kësaj jave, zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike konfirmuan se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus janë të lidhura me variantin Delta.

Fatmirësisht edhe në këtë 24 orësh në Kosovë nuk ka pasur humbje jete për shkak të Covid.

Tv Klan