Rriten sërish infektimet dhe viktimat nga Covid



Rriten sërish infektimet dhe viktimat nga Covid

18:17 14/01/2022

2179 raste të reja në 24 orë dhe 7 viktima

Koronavirusi ka regjistruar një tjetër rekord infektimesh këtë të premte. 2179 raste me koronavirus janë identifikuar mes 7626 të dyshuarve. 50% e tyre janë vetëm në qarkun e Tiranës, ndërsa më pak raste janë zbuluar në Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Fier e Lushnje.

Raste të reja me viruset Sars Cov 2 janë gjetur në të gjitha qytetet e Shqipërisë ku tashmë numërohen mbi 19 pacientë aktivë me Covid-19. Edhe fatalitetet e shënuara si pasojë e infektimit me Covid janë rritur në 24 orët e fundit.

7 pacientë të grupmoshës 43-82 vjeç kanë ndërruar jetë në spitalin Covid 1. Ata janë nga Lushnja, Tirana, Saranda, Mallakastra dhe Durrësi.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar gjatë 24 orëve të fundit Janë shëruar 824 qytetarë.

Tv Klan








Të ngjashme