Rriten qiratë e banesave në Gjermani, shpërthejnë protestat


Rriten qiratë e banesave në Gjermani, shpërthejnë protestat

20:40 12/09/2021

Gjermanët në protesta kërkojnë rishikim të politikave të strehimit

Në Gjermani  rritja e qirave të banesave ka ngjallur reagime të forta tek  qytetarët të cilët kanë protestuar në  Berlin për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Nën moton “Të jetosh për të gjithë” mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit gjerman ku kërkua  qira të përballueshme.

Rreth 20.000 njerëz morën pjesë në protestë për të kundërshtuar këtë rritje të çmimeve. Gjatë demonstratës  ishin të përfaqësuara edhe disa parti si dhe lidhja e sindikatave. Anëtari i kryesisë së lidhjes së sindikatave Stefan Körzell kërkoi, që të ndalohet rritja e qirave për gjashtë vite  në nivel federate.  

Nga qeveria e re kërkojmë që të ndjekë një politikë të re ndërtimi për strehimin, e cila të bazohet tek krijimi i hapësirave me kosto të përballueshme për strehimin”, tha ai.

Qytetarët kërkuan një  ndryshim kursi në politikën për qiratë dhe strehimin: ndalim i rritjes së qirave, jo privatizim dhe  një tavan për qiratë në mbarë federatën. Këto kërkesa ishin shkruar edhe në pankartat e demonstruesve, që bënin thirrje për: „Një qytet me qira të përballueshme nga të gjithë”.

Pjesëmarrësit në demonstratë kërkuan një referendum për shpronësimin e sipërmarrjeve të mëdha të pasurive të patundshme. Nëse ka mazhorancë atëherë do të rritet presioni edhe ndaj senatit të ardhshëm të Berlinit, ku më 26 shtator krahas zgjedhjeve për Bundestagun zhvillohen edhe zgjedhjet e landeve.

Gjatë viteve të shkuara vazhdimisht dhjetëra mijëra vetë kanë demonstruar në Berlin kundër qirave të larta të cilat e bëjnë jetën e qytetarëve më të shtrenjtë.

Klan News






Të ngjashme