Mjekët: Shumica po trajtohen në shtëpi, 10 në spital

Koronavirusi ka shtuar ndjeshëm rastet e infektimeve edhe tek fëmijët. Por pavarësisht kësaj të vegjlit duket se po e kalojnë lehtë Covid-19 dhe nuk kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Pavarësisht rritje së rasteve të infektimeve tek fëmijët në moshat shkollore ekspertët e Komitetit mendojnë se mbyllja e shkollave nuk shikohet më si zgjidhje pasi ndikon negativisht tek fëmijët.

Vaksinimi edhe në rastin e fëmijëve veçanërisht tek ata që kanë probleme shëndetësore mbetet një nga rekomandimet kryesore të mjekëve për t’u mbrojtur nga format e rënda apo fataliteteve.

Aktualisht në vendin tonë po aplikohet vaksinimi për grupmoshën 12-15 vjeç tek ata fëmijë me probleme shëndetësore si dhe vaksinimi i fëmijëve të shëndetshëm mbi 16 vjeç.

Tv Klan