Mbyllet 1 shkollë dhe 3 klasa si pasojë e infektimeve

“Dy klasa në gjimnazin Ismail Qemali janë vetëizoluar, pasi disa ditë më parë disa nxënës rezultuan pozitiv me Covid. Identifikimi i rasteve njeri pas tjetrit në ditë të ndryshme ka çuar ekspertët në vendimin për të mbyllur këto dy klasa për dy javë”.

Por këto nuk janë klasat e vetme që nxënësit po bëjnë mësim nga shtëpia. Si pasojë e disa rasteve me koronavirus edhe në shkollën e Mallakastrës, mësimi për një klasë ka kaluar online. Ndërkohë është mbyllur shkolla e Borshit në të cilën mësimi zhvillohej në klasa kolektive.

Numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi ka ardhur në rritje. Shefja e shërbimit të Pediatrisë Infektive, thotë se në spital më shumë po paraqiten foshnje.

Fëmija i parë me Covid është shtruar në spital në Korrik të 2020. Që nga ajo ditë deri më tani rreth 500 fëmijë kanë marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Tv Klan