Rriten rastet e infektimeve me Covid




Rriten rastet e infektimeve me Covid

15:47 01/07/2022

Ekspertët rekomandojnë maska në mjedise të mbyllura

Prej më shumë se 8 muaj varianti Omicron i Covid-19 po qarkullon në të gjithë Shqipërinë. Edhe pse shifrat e infektimeve me Covid po rriten çdo ditë  ekspertët Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk ka vend për panik dhe as variante të reja në qarkullim.

Shtrimet në spital, rastet e rënda dhe fatalitetet janë indikatorët kryesorë matës, ndaj edhe referuar rekomandimeve të OBSH, specialistët apelojnë për vaksinim, veçanërisht të grupeve të riskut.

Edhe pse Shqipëria nuk ka asnjë masë detyruese, ekspertët sugjerojnë respektimin e masave dhe mbajtjen e maskave.

Sa i takon imunizimit në vendin tonë mbi 46% e popullatës janë vaksinuar me një dozë dhe 45,8% me dy doza, por ekspertët theksojnë se është shumë e rëndësishme aplikimi i dozave përforcuese, menjëherë pasi kanë kaluar 5 muaj nga doza e dytë apo e tretë.

Tv Klan











Të ngjashme