Mjekët apelojnë qytetarët të vaksinohen

Ditët e ftohta të Dimrit kanë shtuar ndjeshëm rastet e personave të infektuar nga gripi stinor. Mjekët e familjes thonë se çdo ditë trajtojnë një numër të lartë të personave të prekur nga gripi.

“Duke qenë se jemi në ditët e para të fillimit të një Dimri të mirëfilltë rastet janë shtuar dhe unë si mjekë familje mund të trajtojë 10-15 raste në ditë”.

Temperaturë e lartë, dhimbje fyti apo kollë e thatë këto janë shenjat kryesore që pacientët kanë por si e diferencojnë nëse është grip apo Covid.

“Duke qenë se simptomat janë të ngjashme ne kemi rritur testimet. Nëse del pozitiv testohen personat e kontaktit nëse del negativ fillojmë trajtimin simptomatik”.

Ashtu si për Covid dhe gripi parandalohet nëpërmjet vaksinimit.

“Si vaksinimi i Covid-19 dhe vaksinimi i gripit duhen bërë të dyja për të qenë më mirë të mbrojtur, vaksina është e vetmja armë që na mbron, duhet të vaksinohemi. Si vaksina e Covid dhe ajo e gripit janë armët e vetme për të mbrojtur nga dy viruset, si për komplikacionet dhe shtrimet në spital”.

Vaksina e gripit aktualisht ofrohet falas në poliklinika njëlloj si vaksina antiCovid. Mjekët thonë se injektimi i dy vaksinave mund të bëhet në një ditë.

Tv Klan