ISHP: Në spitalet Covid-19 trajtohen 1.392 pacientë, vaksinohen 6704 punonjës shëndetësor

Në repartet infektive të Shkupit dhe qyteteve tjera të Maqedonisë së Veriut, sipas njoftimit të MSH-së, trajtohen 1.392 pacientë me COVID-19, kurse raportohet për rreth 300 shtretër të lirë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në COVID-qendrat e Shkupit janë shtruar 70 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirusin. Janë gjithsej 569 pacientë që po trajtohen në repartet infektive të Shkupit, prej të cilëve një numër i madh i tyre janë me oksigjeno-terapi.

Më e prekur është grupmosha mbi 60 vjeç, mirëpo sipas raportit, rritje më të madhe të përqindjes së infektimeve të reja, shënohen edhe tek grupmoshat 10 deri 19 vjeç, 50 deri 59 vjeç dhe 40 deri 49 vjeç.

Në periudhën 15 – 21 Mars, janë shënuar 158 raste të vdekjeve apo 22.5% më shumë se javën paraprake. 

Deri më 22 Mars gjithsej janë vaksinuar 6.704 punonjës shëndetësor.

Klan News