Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se 2 viktima nga COVID0-19 dhe janë shënuar 166 raste të reja.

Sipas njoftimit rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Tashmë numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 17 mijë e 757 dhe kanë humbur jetën 661 persona.

Ndërkohë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë dhe numri  i përgjithshëm i atyre që kanë fituar betejën me COVID është 15.034./tvklan.al