Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka njoftuar sot një mbyllje tjetër të vendit për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Në një konferencë për mediat Johnson tha se duke parë shifrat alarmante të përhapjes së COVID, tha se duhet të bëhet më shumë dhe situata duhet të vendoset nën kontroll.

Kryeministri tha se  vendi do të shkojë në një bllokim kombëtar dhe tashmë qytetarët duhet të qëndrojë në shtëpi dhe mund të dalin vetëm për arsye thelbësore.

Tashmë të gjithë ata që mundet të punojnë nga shtëpia duhet të bëjnë një gjë të tillë. Po ashtu dhe të gjitha shkollat ​​dhe kolegjet do të jenë të mbyllur deri në mes të muajit Shkurt.

Duke folur nga Downing Street, Johnson tha se javët në vazhdim do të jenë më të vështira. Mbyllja e Britanisë së Madhe vjen në kohë kur janë regjistruar më shumë se 50,000 raste të reja të konfirmuara për ditën e shtatë me radhë.

Ndërkohë në Britani ka nisur dhe vaksinimi si nga kompania Pfizer dhe nga Astra Zeneca, por nuk është arritur frenimi i përhapjes së COVID-19./tvklan.al