eko

Numri i grave që mësojnë se janë prekur nga kanceri në qafën e mitrës, vjen duke u rritur çdo vit. Specialistët ngrenë si shqetësim stadin e avancuar në të cilin kapet sëmundja.

Lumturi Merkuri, specialiste ISHP:

“Në Shqipëri mesatarisht raportohen 100 raste të reja. Ato kapen në faza të avancuara, atëherë kur trajtimi është shumë i vështirë, ndonjëherë i pamundur. Zakonisht është mosha 30-49 vjeç”

Kontrrollet periodike nëpëmjet PAP testit apo analizave specifike mbeten ende larg kulturës për femrat shqiptare.

Lumturi Merkuri, specialiste ISHP:

“Qoftë dhe një herë gjatë jetës të bëjnë një test të tillë, të paktën nga mosha 30-49 vjeç, do të shpëtonin jetën e tyre”

Ekspertët e shëndetësisë botërore rekomandojnë injektimin e vaksinës tek vajzat nga mosha 9 deri në 13 vjeç, si një mënyrë mbrotjeje për këtë sëmundje.

Lumturi Merkuri, specialiste ISHP:

“OBSH e rekomandon këtë grup moshë për faktin se vaksina është e sigurt dhe efektive vetëm nëse bëhet përpara se një femër të infektohet me vurusin HPV, i cili është shkaktari në mbi 80% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës”

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, njihen si shkaktare kryesore të zhvillimit të kancerit cervikal tek femrat, i cili zë dhe vendin e dytë për nga vdekshmëria.

Tv Klan