Italia ka raportuar një rritje me 50% të rasteve të konfirmuara me koronavirus të dielën. CNN raporton se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar udhëtimet me gadishullin Apenin, ndërsa La Scala e njohur është mbyllur.

Autoriteti italian për Mbrojtjen Civile ka raportuar se janë regjistruar 1.694 raste me koronavirus të dielën, ndërsa të shtunën ishin 1.128 raste. 34 persona kanë humbur jetën. Italia është vendi që ka më shumë raste me koronavirus jashtë Azisë.

Zyrtarë italianë janë shprehur se në Lombardi 1 në 10 rastet e konfirmuar me virus përfshin personelin mjekësor. Italia ka vendosur disa qytete dhe fshatra në karantinë. Gjithashtu janë ndaluar mbledhjet masive. Për shkak të këtyre masave mendohet se në karantinë janë vendosur rreth 100 mijë njerëz.

Edhe Franca është duke marrë masa të jashtëzakonshme për shkak të COVID-19. Atje janë raportuar mbi 100 raste, ndërsa 2 prej tyre kanë humbur jetën. /tvklan.al