Italia ka raportuar 649 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Në krahasim me një ditë më parë numri i viktimave është rritur, pasi dje u raportuan vetëm 348.

Po ashtu dhe numri i të infektuarve është shtuar, pasi nga 10,800 që ishin raportuar një ditë më parë sot janë regjistruar 15,378 nga 10,800.

nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 76,329 vdekje nga COVID-19, numri më i lartë në Evropë dhe i pesti në botë.

Po ashtu në Itali janë raportuar 2.182 milionë raste me COVID deri më tani, sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se numri i pacientëve në kujdes intensiv është më i ulët se një ditë më parë. Nga ana tjetër sot në Itali janë prezantuar dhe provat klinike të vaksinën së zhvilluar nga shkencëtarët vendas, që shihet si një shpresë në luftën kundër COVID./tvklan.al