Testimet te qendrat shëndetësore verore për plazhistët

Numri i pushuesve me Covid-19 që i drejtohen qendrave shëndetësore verore  në plazhet e Durrësit është rritur ndjeshëm. Brenda katër ditëve vetëm në një qendër shëndetësore janë regjistruar 37 raste pozitive, kryesisht nga grupmoshat e reja.

“Kemi vënë shumë raste pozitive gjatë këtyre ditëve kryesisht tek të rinjtë”.

Të shumtë janë ata pushues që drejtohen për të kryer testin Covid edhe në qendrën shëndetësore verore të Shëngjinit.

“Po bëhen shumë testime në mënyrë që t’i evidentojmë sa më shumë këto raste. Variacioni ka qenë asimptomatik deri në simptoma të lehta të moderuara”.

Por nuk mungojnë as referimet për të tjera probleme shëndetësore.

“Rastet më të shpeshta janë gastroenterite me të vjella, hipertension, alergji të stinës. Moshat pediatrike dhe moshat mbi 50 vjeç”.

Qendrat shëndetësore verore do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave turistike. Ato do të jenë të hapura deri më 15 Shtator, periudhë e cila përkon me përfundimin e sezonit.

Tv Klan