Situata e Covid-19 në Francë është alarmante. Kjo ka detyruar qeverinë që të marrë masa drastike duke futur vendin në një bllokim të tretë kombëtar. Shifrat e infektimeve, vdekjeve dhe shtrimeve në spital janë të larta, ndaj dhe u vendos që vendi të mbyllej tërësisht.

Tashmë sipas rregullave të reja, shkollat dhe bizneset që nuk janë të domosdoshme do të mbyllen për 4 javës nga ora 19:00 në mbrëmje deri në orën 06:00 në mëngjes.

Po ashtu nga e marta qytetarëve do t’u duhet gjithashtu një arsye e fortë për të udhëtuar më shumë se 10 km nga shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se do të merren masa për të shtuar kapacitet spitalore, ku më e rëndësishmja është shtimi i shtretërve të kujdesit intensiv.

Franca aktualisht ka arritur shifrën më të lartë të pacientëve që janë në kujdesin intensiv, pasi numërohen 500 të tillë që po kurohen nga Covid. Ndërkohë vendi në 24 orët e fundit regjistroi 46 677 raste të reja dhe 304 vdekje./tvklan.al