Greqia dhe Turqia vijojnë përplasjet për zonat e diskutueshme në detin Mesdhe.  Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se situata po përshkallëzohet dhe shtoi se anija turke ka nisur kërkimet në mënyrë të njëanshme.

Ky është një provokim shumë serioz nga ana e Turqisë. Vetëm nëse ‘Oruc Reis’ tërhiqet, dialogu do të rifillojë”, tha ai.

Më tej ai shtoi se nuk do të komentojë deklaratat e zyrtarëve turk, pasi kanë politikën e tyre dhe do i përmbahen zotimeve të bëra më herët.

Nga ana tjetër, Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez, u shpreh se në Mesdhe po vijojnë kërkimet.

Dje Oruc Reis arriti në vendin e caktuar dhe ne bëmë testet e para, sot do të fillojmë kërkimet  sizmike në Mesdheun Lindor”, u shpreh ai.

Ndërkohë SHBA ka rritur presionin kundër Turqisë dhe me anë të një deklarate të Departamentit të Shtetit i ka bërë thirrje që të tërhiqet nga veprime e njëanshme./tvklan.al